KF Prishtina e Re ka njoftuar emërimin zyrtar të Shpetim Babajt në pozitën e Drejtorit Sportiv.
Pas largimit të Sami Borocit, klubi nga Hajvalia ka emëruar legjendën e futbollit kosovar, Shpëtim Babaj drejtor të sportit.
Babaj si një ish-lojtar me karrierë të pasur, do t’i ndihmojë Prishtinës së Re në arritjen e objektivave të klubit.
Në deklaratën e tij të parë për klubin, Babaj tha: “Jam i nderuar që i bashkëngjitem një klubi me ambicie dhe organizim të mirë. Synimi ynë
është të krijojmë një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në Superligë, duke punuar fort për të arritur qëllimet tona.”
KF Prishtina e Re nis kështu një kapitull të ri në futbollin elitar të Kosovës./Arbresh.info/
Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin h...
Granit Xhaka befason me deklaratën: Dua të bëhem kampion bot...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Kiev për një vizitë t...
Nis skriningu neonatal për foshnjat e porsalindura në Spital...
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ...
Çitaku takon Presidentin Costa: Kosova duhet të vazhdojë rru...