Skuadrat kosovare kanë zbarkuar në qytetin bregdetar turk të Antalyas, ku po zhvillojnë fazën përgatitore në prag të nisjes së sezonit pranveror.
Prishtina e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë fazë, duke regjistruar fitore në ndeshjen e parë miqësore ndaj skuadrës nga Superliga e Çekisë, Banik Ostrava.
Kryeqytetasit treguan forcë dhe karakter përballë rivalit çek, duke triumfuar me rezultat 3-2 pas një paraqitjeje bindëse.
Sulmuesi Marijo Ilievski ishte ndër më të dalluarit, duke kontribuar me një gol dhe një asistim, ndërsa paraqitje shumë të mirë pati edhe transferimi i janarit, boshnjaku Harun Karic, i cili arriti të shënojë një gol.
Goli i parë i sfidës u realizua nga talenti Dren Zeqiri, i cili konfirmoi potencialin e tij edhe në këtë përballje.
Trajneri Afrim Tovërlani u dha minuta loje të gjithë futbollistëve të grumbulluar, ndërsa Prishtina dëshmoi se është në rrugën e duhur, duke treguar forcë dhe organizim ndaj një kundërshtari të fortë. /Telegrafi/
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...