Prishtina e ka konfirmuar transferimin e Besnik Krasniqit nga Ballkani, i cili tani i është bashkuar skuadrës kryeqytetase për fazën përgatitore për kualifikim në Ligën e Evropës.
Besnik Krasniqi kishte luajtur për Prishtinën gjatë pesë vjetëve, nga viti 2008 deri më 2013, duke grumbulluar suksese të shumta gjatë asaj periudhe.
Pasi i kishte fituar tre tituj kampioni, një kupë dhe dy superkupa, Besniku e kishte vazhduar karrierën në Partizan të Tiranës (2013/14), Teutë të Durrësit (2014), Istog (2015), Gjilan (2015), Flamurtar i Vlorës (2016), Feronikel (2016/17), Llap (2017), Vëllaznim (2018) dhe në dy edicionet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Ballkanit
“Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, ka thënë Besnik Krasniqi pas nënshkrimit të kontratës dyvjeçare.
Në 137 ndeshje zyrtare, Krasniqi i kishte shënuar 16 gola, ndërsa kishte shkëlqyer sidomos në edicionin e fundit, më 2012/13, kur ishte golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës me 14 gola.
Krasniqi iu është bashkuar skuadrës në Istog ku është edhe duke e mbajtur fazën përgatitore. /Gazeta Express/
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...