Dalje të reja nga klubi i Prishtinës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kryeqytetasit kanë njoftuar përmes një publikimi për media për lëvizjet e radhës.
Kështu bardhekaltërtit kanë vendosur që ta huazojnë sulmuesin Kreshnik Uka, te klubi amë i Drenicës, ndërkohë që me marrëveshje e kanë liruar mesfushorin Donat Hasanaj.
Pas daljes së Ukës dhe Hasanajt, tashmë shkon në shtatë numri i futbollistëve të larguar.
Më parë u ndanë me Ivan Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Raddaoui dhe dy futbollistët nga Gambia të cilën ishin në prova te kryeqytetasit.
Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:
Prishtina ka huazuar mesfushorin ofensivë të krahut, Kreshnik Uka në ish-skuadrën e tij amë, Drenica.
Ndërsa mesfushori, Donat Hasanaj, u lirua me pajtim të dyanshëm.
FC Prishtina në këtë afat ka liruar shtatë futbollistë, Ivan Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Raddaoui, Donat Hasanaj dhe ka huazuar Kreshnik Ukën.
Po ashtu më herët ka liruar edhe dy futbollistë të rinj nga Gambia që ishin në formë të provave. FC Prishtina iu uron të gjithë futbollistëve të larguar sukses në vazhdim të karrierës.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...