Kampionia e Kosovës në futsall, Prishtina 01 vazhdon me rezultate pozitive në UEFA Futsal Champions League
Në ndeshjen e parë të fazës së 16 më të mirëve të UEFA Futsal Champions League, Prishtina 01 ka treguar një tjetër paraqitje dinjitoze, duke barazuar 3:3 përballë kampiones së Letonisë, Riga FC në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, përcjell Arbresh.info.
Golat për Prishtinën 01 i shënuan Drilon Maxharraj (6’, 10’) dhe Ramadan Alaj (34’), derisa golat për Riga-n i shënuan Viktors Kuļepovs (19’), Daniel Airoso (32’) dhe Jose Marquardt (38’).
Tani gjithçka mbi kualifikimin në çerekfinale do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet më 5 dhjetor në Riga.
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë