Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01 është kualifikuar në ‘Main Round’ të Ligës së Kampionëve, pasi në turneun paraeliminator që u zhvillua në Poloni, ka arritur t’i mbyllë garat si lidere e grupit.
Pas fitoresve ndaj skuadrës islandeze, Isbjorninn (11:1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5:1), skuadra kryeqytetase ka barazuar 1:1, në ndeshjen e fundit të grupit ndaj skuadrës polake që ishte edhe nikoqire e turneut, KSC Lubawa, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, tranmeton Arbresh.info.
Të parët në epërsi kaluan polakët me golin e Kacper Sendlewskit, në minutën e 8-të, por baraspeshën në rezultat e riktheu Drilon Maxharraj, në minutën e 15-të.
Më pas u zhvillua lojë e fortë dhe me rivalitet të skajshëm nga të dyja ekipet, por kampioni ynë arriti ta menaxhojë lojën dhe rezultatin i cili ia siguroi pozitën e parë në Grupin D dhe kualifikimin tutje.
Ndeshjet në “Main Round” do të zhvillohen nga 24 deri më 29 tetor.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve