Tashmë është bërë e ditur në Kataloni se mesfushori i Evertonit, Amadou Onana, është opsioni i preferuar për të mbuluar boshllëkun që la Sergio Busquetes pas largimit nga klubi rreth një vit më parë.
Sidoqoftë, blaugranasit po hasin në vështirësi për ta mbyllur marrëveshjen për transferimin e tij, për shkak të situatës së rënduar financiare.
Onana është lidhur gjithashtu edhe me një kalim tek klubet e tjera angleze si Arsenal, Chelsea dhe Manchester United në muajt e fundit, dhe tani mediumi katalanas Sport ka raportuar se Evertoni ka marrë vendimin për të lejuar largimin e senegalezit në verë.
Mirëpo, klubi anglez do të kërkojë një shumë të madhe parash për të lejuar largimin e 22-vjeçarit, teksa do të synojnë edhe shitjen e qendërmbrojtësit Jarrad Branthwaite.
Raportimet e fundit sugjerojnë se Onana mund të largohet për shumën e 50 milionë eurove, por e përditshmja katalanase raporton se ky çmim pritet të rritet deri në 70 milionë euro.
Barcelona ka qenë në kontakt me agjentët e Onanas në muajt e fundit dhe i kanë sugjeruar Evertonit një shkëmbim lojtarësh për të zbutur çmimin e Onanas, por Chelsea po udhëheq garën për shërbimet e tij, pasi ata janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e tyre financiare.
Siç po shkojnë gjërat, pritet të jemi dëshmitar të një tjetër afati kalimtar të vështirë për Barcelonën, të cilët po kanë vështirësi në mbledhjen e fondeve për transferimin e lojtarëve.
Për të realizuar transferimin e Onanës si dhe transferime të tjera, ata me shumë gjasa duhet të sakrifikojnë disa lojtarë, dhe në mesin e atyre që rrezikojnë shitjen është edhe Ronald Araujo./Telegrafi/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira