Barcelona tashmë ka njoftuar edhe për planin e përgatitur për prezantimin e sulmuesit Antoine Griezmann.
Futbollisti francez do të prezantohet te gjiganti katalunas pasditen e së shtunës së këtij vikendi, transmeton portali arbresh.info. Lojtari do të jetë fillimisht i pranishëm në dyqanin e Barçës ku edhe do të kryej fotosesionin.
Në mëngjes, Griezmann do të kryej testet mjekësore, ndërsa në ora 18:15 do të nënshkruaj kontratën në zyrë me presidentin Josep Maria Bartomeu. Pas përfundimit të fotosesionit, lojtari do të zbres në stadium për disa momente dhe në ora 19:30 do të mbajë konferencë për media.
Të gjitha këto veprime do të jenë të mbyllura për publikun për shkak të punës që është duke u kryer në stadiumin Camp Nou.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale në lidhje me çdo zhvillim rreth këtij eventi.
Lojtari do t’i bashkohet të hënën stërvitjeve me pjesën tjetër të lojtarëve./arbresh.info/
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...