Inter Miami ka prezantuar para tifozëve të tyre Lionel Messin dhe Sergio Busquetsin.
Legjendat e Barcelonës iu bashkuan klubit nga MLS si lojtar të lirë, duke bërë kështu hapat e fundit në karrierën e tyre tejet të pasur.
Messi ka thënë para tifozëve të Inter Miamit se është i ngazëllyer me këtë aventurë dhe atje ka shkuar të fitojë trofe.
“Jam i ngazëllyer që do ta nis një hap të ri në karrierën time me Inter Miamin dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi fillimisht shtatë herë fituesi i Topit të Artë.
“Kjo është një mundësi fantastike dhe së bashku do të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë projekt të bukur”.
“Ideja është që të punojmë së bashku që t’i arrijmë objektivat që ia kemi vendosur vetes. Jam mjaft i uritur për të filluar për të ndihmuar dhe për ta dhënë kontributin në shtëpinë time të re”, ka shtuar më tej Messi, shkruan telegrafi.
Në anën tjetër, Busuqtes ka thënë se ai është tejet i lumtur për këtë mundësi që të luajë sërish me argjentinasin, ndërsa do synojnë që të ngrisin klubin në nivelin më të lartë.
Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...