Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm në ‘Celtic Park’, në ndeshjen e Ligës së Evropës, mes Celtic dhe Ferencvaros.
Përpara ndeshjes, Meta mori vëmendjen e tifozëve vendas, pasi ai është i njohur edhe në Skoci për dashurin që ka për klubin e Celtic.
Pasi u fut në ‘Celtic Park’, ai ngriti lartë shallin e tij, ndërsa këndonte këngën “You’ll Never Walk Alone”, që është himn i këtij klubi.
Meta gjatë ndeshjes ka postuar shumë video dhe foto në ‘Twitter’, nga kjo ndeshje.
Ai edhe në të kaluarën nuk e ka fshehur dashurin për klubin.
Just magic!
You’ll Never Walk Alone! #CelticFC? #CELFER #UEL #COYBIG ? pic.twitter.com/KbGGwTS9NS— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 19, 2021
Meta ka zbuluar në të kaluarën se dashuria e tij për Celtic filloi kur ndeshja e tyre me Partizanin e Tiranë u shfaq në TV në vitin 1979.
Mata në stadium ishte me Rudi Vatën (ish futbollist i kësaj skuadre) dhe djalin e tij.
Ndeshja u fituan nga Celtic me rezultat 2-0, duke e gëzuar Metën në fund, ndërsa Myrto Uzuni luajti 90 minuta për hungarezët, ndërsa Albian Ajeti nuk u paraqit fare te skocezët.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...