Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës ka pritur sot delegacionin e boksit pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian të të Rinjve (U-18), të mbajtur në Sofia të Bullgarisë, me ç’rast boksierët Taulant Jakupi dhe Donat Syla, fituan medaljet e bronzta.
Të pranishëm në takim ishin edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Enver Krasniqi, trajneri Faton Xhakli, dhe gjyqtari, Latif Demolli, i cili ndau drejtësinë në Evropian.
Presidenti Krasniqi përgëzoi boksierët për suksesin e arritur, duke thënë se medaljet e fituara do t’ua hapin rrugën drejt sukseseve të reja në arenën ndërkombëtare.
Në emër të federatës, kryetari Krasniqi falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen, derisa theksoi se si federatë do të punojnë bashkë me trajnerët për të arritur sa më shumë suksese në garat jashtë vendit.
Trajneri Xhakli dhe boksierët folën për luftërat që kishin në Evropian, derisa u shprehën optimist për rezultate të reja.
Jakupi fitoi medaljen në një konkurrencë prej 11 boksierëve në kategorinë 86 kg, ndërsa Syla në konkurrencë prej 12 boksierëve në kategorinë 92 kilogramë. Të dy shënuan nga një fitore.


Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...