Presidenti i Benfica-s, Luis Felipe Vieira ka mohuar mundësinë për të transferuar mbrojtësin e Arsenal-it, David Luiz dhe ka njoftuar se lojtari është afër për të rinovuar kontratën.
Kishte raportime se braziliani do rikthehej te Benfica, aty ku do përfundonte karrierën, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Vieira ka zbuluar se pagesa e Luiz është shumë e madhe për Benfica, ndërsa vet lojtari është afër për të rinovuar me “Topçinjtë”.

“Biseduam përsëri të dielën. Kemi lidhje të mirë me të”.
“Ishte në makinë me biznesmen, duke u përgatitur për të rinovuar me Arsenal. Sa fiton te Arsenal është e pamundur që Benfica ta paguajë”, deklaroi ai.
Thuhet se Luiz do e rinovojë kontratën edhe për një sezon me Arsenal, pasi kontrata momentale i skadon në fund të muajit./arbresh.info.
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...