Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka reaguar pas eliminimit të Barcelon/s nga Liga e Kampionëve përballë Romës.
Edhe pse normalisht Guillermo Amor, drejtori sportiv i FC Barcelona, është ai që shfaqet në skenë për të bërë vlerësime pas lojërave, ishte presidenti Josep Maria Bartomeu i cili mori vetëm pesë minuta për t’u përballur me mediat dhe shprehi keqardhje për eliminimin e dhimbshëm
“Më vjen shumë keq për tifozët që të mos jenë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Është një ditë shumë e trishtë për të gjithë katalanasit, “siguroi kryetari i Barcelonës.
“Ata kanë luajtur më mirë. Që nga fillimi ata kanë dominuar ndeshjen, kanë bër presion, na kanë mbyllur dhe kanë besuar. Kanë luajtur më mirë dhe na kanë tejkaluar në të gjitha fushat dhe rezultati është ajo që është parë në teren “, ka thënë ai./sovrani.info/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...