Presidenti Agim Ademi i cili po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe si i ftuar special i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të ndjekur nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për klube, sot para ndeshjes gjysmëfinale ndërmjet Palmeiras dhe Al Ahly, është takuar me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të FIFA-s dhe njëherësh shefin e stafit të presidentit Infantino, Mattias Grafström.
Gjatë këtij takimi u diskutua për projektet e këtij viti të FFK-së, të cilat do të fillojnë në mars, për zhvillimin e futbollit si dhe për zgjedhjet e sivjetme, duke pasur parasysh se ky vit është cikël zgjedhor në FFK dhe ato duhet të mbahen deri në gusht, përcjell arbresh.info.
Me këtë rast, Mattias Grafström theksoi se FIFA e përcjell gjjithmonë zhvillimin e futbollit kosovar e të FFK-së dhe janë të kënaqur me arritjet e saj. Ai po ashtu përgëzoi dhe lavdëroi Kosovën për instalimin e VAR-it, si vendi që e realizoi më së shpejti këtë projekt dhe u shpreh i lumtur që FIFA e ka mbështetur një projekt të tillë të suksesshëm.
Grafström u zotua se do të mbështesë edhe më tutje zhvillimin e futbollit kosovar, teksa e falënderoi presidentin Ademi për bashkëpunimin e sinqertë me FIFA-në dhe për transparencën e lartë ndaj FIFA-s. Ai premtoi se do të jetë prezent në Kosovë në përurimin e të gjitha projekteve në infrastrukturë të FFK-së, si dhe për të parë nga afër projektet e deponuara në FIFA për vitet e ardhshme, si dhe konfirmoi pjesëmarrjen në Kuvendin për zgjedhjen e presidentit, kurdo që ai do të mbahet.
Ai i uroi presidentit Ademi suksese në vazhdim dhe realizim të projekteve tjera të përbashkëta.
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...