Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka shprehur ngushëllime homologut të tij në Federatën e Futbollit të Shqipërisë, Armando Dukës, për vdekjen e nënës.
Vajdia, nëna e të parit të FSHF-së Duka, vdiq të martën pasdite në moshën 81-vjeçare, raporton Gazeta Express.
Shefi i futbollit kosovar Ademi ka thënë se lajmin për vdekjen e Vajdies e ka marrë me pikëllim të thellë në një letër drejtuar Dukës.
“I nderuari President, miku im, Armand Duka, me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj më të shtrenjtë, nënës Vajdie, andaj në emrin tim dhe tërë komunitetit të futbollit të Kosovës, Ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta, Juve, Familjes dhe Farefisit”, shkruhet në letrën e Ademit.
Ademi më pas shton: “Humbja e nënës është e madhe pavarësisht moshës dhe mungesa e saj ndihet çdo herë, por ju si Familje duhet të jeni krenarë me veprimtarinë e saj, ngase ishte dritë e dijes jo vetëm për juve, por edhe për shumë fëmijë në kohën sa punoi si mësuese e dalluar. Të rroni e ta kujtoni përherë me krenari! Shpirti i saj u prehtë në paqe!”
Familja Duka ka njoftuar se Vajdia do të varroset në një ceremoni ku do të marrin pjesë vetëm familjarët e ngushtë, për shkak të pandemisë koronavirus.
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...