Afati kalimtar i verës në Premierligë do të hapet më 27 tetor, vetëm një ditë pasi të përfundojë sezoni aktual. “Merkatoja” do të qëndrojë e hapur deri më 5 tetor.
Premierliga e ka bërë të ditur planin për nisjen e afatit kalimtar të verës më 27 tetor dhe mbylljen pas dhjetë javëve, më 5 tetor. Megjithatë, ky plan do të duhet të miratohet nga FIFA para se të fuqizohet.
Pas konsultimeve me Ligën e Futbollit Anglez, klubet angleze, të niveleve të ndryshme, do të kenë mundësi të transferojnë lojtarë mes vete edhe nga 5 tetori deri më 16 tetor. Klubet e Premierligës s’do të lejohen të blejnë lojtarë nga njëra-tjetra gjatë kësaj periudhe, por vetëm nga klubet e niveleve më të ulëta.
Megjithatë, klubet e Premierligës do të tentojnë t’i kryejnë këto transferime para 6 tetorit, pasi që në këtë datë është caktuar afati i fundit kohor nga UEFA për regjistrimin e lojtarëve të ekipit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Tashmë një numër i ligave evropiane veçse e kanë konfirmuar se afatet e tyre kalimtare të verës do të mbyllen më 5 tetor, që do të thotë se edhe Premierliga do ta mbyllë në të njëjtën kohë me ta, jo si sezonin e kaluar kur e mbylli para ligave të tjera. /Gazeta Express/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...