Sezoni 2024/25 në Premier League do të fillojë sonte me një ndeshje interesante në “Old Trafford”. Manchester United, që është në kërkim të një sezoni të suksesshëm, do të ndeshet me Fulham, me fillim nga ora 21:00.
Manchester United e ka nisur sezonin më herët me një humbje pas penalltive në “Community Shield” ndaj rivalëve të tyre lokal, Manchester City, përcjell Arbresh.info.
Megjithatë, me përforcimet e reja që janë bërë gjatë verës dhe me trajnerin Erik ten Hag në drejtim, ekipi synon të arrijë rezultate më të mira dhe të sfidojë për titullin e kampionit në këtë edicion të ri të Premierligës.
Ndërkohë, një tjetër ndeshje e rëndësishme e xhiros së parë është planifikuar për të dielën. Chelsea do të presë në shtëpi kampionin në fuqi, Manchester City, në një përballje që pritet të jetë shumë e ngushtë dhe interesante.
Kjo ndeshje do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të parë se si ekipet më të forta të ligës janë përgatitur për këtë sezon të ri. /Arbresh.info
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për li...
Publikohet lista e Kosovës U21 për dy miqësoret e muajit qer...
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...