Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka dhënë detaje në lidhje me bashkëpunimin e LDK-së me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka punuar me strukturat e partisë, me të gjithë njerëzit që dikur kanë qenë në LDK.
Ai këta njerëz i quajti “votues të fjetur të LDK-së”.
“Ky angazhim i jashtëzakonshëm që është bërë… ne nuk po flasim për ardhjen e tyre, por për kthimin e elektoratit, e strukturës së madhe, për këtë përbashkimin e madh të LDK-së, tani ka ardhur një moment i cili po e bën këtë organizim të jashtëzakonshëm, dhe me hy me pa te secili votues te strukturat e shtëpitë tona se çfarë po ndodhë në të vërtetë, është i jashtëzakonshëm”, deklaroi ish-deputeti Azemi.
Ndër të tjera, ai tha se bashkëpunimi me Osmanin nuk është koalicion klasik.
“Nuk ka koalicion klasik. Zonja Osmani, bashkë me ekipin e saj, do të jetë pjesë e listës së LDK-së. E keni parasysh që numri më i madh i tyre kanë qenë në LDK, dhe po kthehen në LDK, po kthehen te shtëpia e tyre për t’u përbashkuar në qëllimin e madh që e ka LDK-ja në mbrojtje të Republikës”, shtoi Azemi.
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione
Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në interes të...
Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 7 Qershorit janë përcaktuese për d...
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë në listën e LDK-së