Tottenham do të luaj sonte finalen e Ligës së Evropës ndaj Manchester United, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “San Mames” të Bilbaos.
Para ndeshjes, trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglu ka folur për media, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ai foli rreth kësaj finale dhe së ardhmes së tij në shtabin teknik të Tottenhamit.
“Kjo varet nga këndvështrimi yt, por do t’ju them një gjë – pavarësisht se çfarë ndodh, nuk jam një kloun dhe kurrë nuk do të jem, shoku”, ka thënë fillimisht Postecoglu në konferencë.
“Mos u shqetësoni për të ardhmen time, shoku. E ardhmja ime është e sigurt, për sa kohë që shëndeti im mbetet i mirë, familja ime është pranë meje, dhe miqtë e mi janë aty. Mos u shqetësoni. Flini rehat. Do të jem mirë”.
Më tej u shpreh se kjo finale është historike për ta dhe tifozët e klubit.
“Kjo finale është një moment historik për klubin dhe për tifozët tanë. Është një mundësi për të fituar një trofe që do të na rikthejë në vendin ku i takojmë, dhe për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve”.
“Ne e dimë sa shumë kjo do të thotë për të gjithë në Tottenham, ndaj do të japim gjithçka në fushë për të arritur këtë ëndërr”, përfundoi trajneri i Spurs.
Tottenham është në kërkim të trofeut të parë në histori të Ligës së Evropës, teksa në vitin 2019 ishte edhe në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo u mposht pikërisht nga një skuadër tjetër angleze, Liverpoolit.
Mbetet të shihet nëse edhe sonte do ta përcjell fati i njëjtë apo do të jetë një triumf historik për “Gjelat”./Arbresh.info
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...