Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë zonën gjatë natës.
Sipas informacioneve ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga kushtet e pafavorshme të motit. Ekipet përgjegjëse kanë lokalizuar defektin dhe aktualisht po punojnë për riparimin e tij.
Për të siguruar kushtet bazike për vizitorët, hoteli Molika po furnizohet me energji elektrike përmes një gjeneratori. Sipas parashikimeve, furnizimi i plotë me energji do të rikthehet pas përfundimit të punimeve riparuese.
Vizitorët dhe pushuesit në Brezovica janë këshilluar të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e stafit të qendrës gjatë kohës që zgjat ndërprerja e energjisë. /Telegrafi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?