Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”. Luzitanët mundën në “Arenën Kombëtare” Francën me rezultatin 3-0, në një finale spektakolare dhe të dominuar nga ata.
Ndeshja nisi e qetë nga të dyja skuadrat, por me kalimin e minutave Portugalia e rriti ritmin dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Anisio Cabral, përcjell Arbresh.info.
Luzitanët shfrytëzuan momentin e mirë dhe shënuan golin e dytë në të 38-ën me Duarte Cunha. Pjesa e parë u mbyll 2-0.
Në fraksionin e dytë, portugezët vulosën fitoren në minutën e 60-të me Gil Neves, i cili shënoi golin e tretë për Portugalinë.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe finalja e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u mbyll me fitoren e Portugalisë 3-0./Arbresh.info/


Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...