Ish kampioni evropian Portugalia ka fituar ndeshjen e fundit me rezultat 2-0, në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”, ndaj Islandës.
Kjo fitore ishte e 10-ta në po aq ndeshje për portugezët, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e Roberto Martinez ka kaluar një formë të jashtëzakonshme në këtë kampanjë ku ka arritur të shënoj 36 gola dhe të pranoj vetëm dy sosh.
Përveç mbylljes së kampanjës në mënyrë ‘maestrale’ nga Portugalia, ky triumf e fut në histori teknikun spanjoll Roberto Martinez i cili bëhet trajneri i parë në histori të Portugalisë që arrin këtë shifër të qind për qind të fitoreve në një kampanjë kualifikuese.
Kujtojmë se Portugalia renditet e para në tabelën përmbyllëse të grupit J, me 30 pikë pas tyre vjen Sllovakia me 22 pikë, njëkohësisht këto dy skuadra janë edhe të kualifikuara për “Euro 2024”.
Në vendin e tretë është Luksemburgu me 17 pikë, Islanda mbeti në vendin e katërt me 10 pikë, Bosnja është e parafundit me një pikë më pak teksa tabelën pa pikë e mbyll Lihtenshtajni./Arbresh.info/
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...