Portugalia ka fituar finalen e Ligës së Kombeve pas ekzekutimit të penalltive ndaj Spanjës me rezultat 5-3.
Koha e rregullt e kësaj ndeshje u mbyll me rezultat 2-2. Teksa gola nuk prodhuan as vazhdimet.
Takimi nisi më mirë për “La Roja”, ku që nga minuta e parë u mundua të shënoj golin e epërsisë, shkruan Arbresh.info.
Pas një dominimi të spanjollëve erdhi edhe goli në minutën e 21-të, nga Zubimendi.
Por kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi pesë minuta më vonë Portugalia barazoi pas një goli fantastik të Nuno Mendes.
Spanja iu kthye dominimit sërish, dhe në minutën e fundit të pjesës së parë, realizoi sërish, kësaj radhe me Oyarazabal
Pjesa e dytë pati tjetër fytyrë me portugezët që nisën më mirë madje shënuan, menjëherë me anë të Brunos, por pozicioni i tij ishte jashtë lojë.
Portugalia nuk u ndal dhe gjeti golin e barazimit me anë të Cristiano Ronaldos.
Ai shënoi në minutën e 61-të në ndeshjes. Ky është goli i 138-të në karrierë me kombëtaren për 40-vjeçarin.
Pas këtij goli rrezikoi disa herë, por rasti më të mirë e pati Isco i cili goditi fuqishëm drejt portës por Diogo Alves bëri pritje spektakolare.
Rastin e fundit në ndeshje e pati Bruno, i cili pas një goditje të fortë nga gjuajtja e lirë u ndal nga Unai Simon dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Kujtojmë se Portugalia luajti pa Ronaldon në vazhdime i cili u detyrua të largohet pas një tërheqje muskulore.
Në vazhdime dy kombëtaret patën mundësitë e veta, me Nuno Mendesin e Portugalisë që pati dy mundësi të mira.
Në fundin e shtesave Digo Jota goditi me kokë por gjuajti jashtë.
Tek penalltitë më të saktë ishin portugezët ku qëlluan pesë sosh, ndërkohë kapiteni Alvaro Morata “tradhëtoi” Spanjën, pasi humbi penalltinë vendimtare./Arbresh.info
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...