Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të bëjë një befasi tjetër pas asaj ndaj Italisë, pasi është mposhtur nga Portugalia (2-0) në Estadio do Dragao në finalen e barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, portugezët siguruan vizën për të qenë pjesëmarrës në turneun e madh të Katarit në fund të këtij viti.
Bruno Fernandes vodhi një top nga lojtarët kundërshtar dhe pasoi te Cristiano Ronaldo, ky i fundit ia ktheu në formë asistimi duke e nxjerrë në rast të mirë dhe mesfushori ishte i saktë në goditjen e tij në minutën e 32-të.
Edhe në fraksionin e dytë të lojës ishte pikërisht Bruno Fernandes që priti një harkim nga Diogo Jota dhe goditi me të parën për ta ndalur topin vetëm në rrjetë në minutën e 65-të.
Në minutat e mbetura, skuadra ballkanase nuk ia doli të bënte diçka për t’i ndryshuar gjërat duke mos arritur kualifikimin historik në një Kampionat Botëror.
Ndërkohë, superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do të luajë për herë të pestë në një Kampionat Botëror.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit