Mesfushori i Manchester United-it, Paul Pogba ka zgjedhur klubin e ri për edicionin e ardhshëm.
Francezit i skadon kontrata në fundin e edicionit dhe ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Pogba dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq” dhe t’i bashkohet klubit katalunas, pavarësisht që lojtari kërkohet që dy vite nga Real Madrid-i.

Sidoqoftë, klubi anglez shpreson ta mbajë lojtarin dhe është duke provuar t’ia rinovojë kontratën ose së paku ta bind të aktivizojë mundësinë e vazhdimit edhe për një tjetër edicion.
Interesimi nga ana e Real-it dhe Juventus-it vazhdon, derisa nuk dihet nëse Barcelona do i bashkohet kësaj gare./arbresh.info.
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...