Paul Pogba nuk është rikthyer ende në stërvitje te Manchester United sepse i është dhënë kohë ekstra nga trajneri Ole Gunnar Solskjaeri.
E ardhmja afatgjate e mesfushorit në Old Trafford është në dyshime pasi lojtari kishte pranuar muajin e kaluar se dëshiron “një sfidë të re”, transmeton portali arbresh.info.
Shumica e lojtarëve të United janë rikthyer në stërvitje në Carrington këtë javë para fillimit të edicionit të ri, por Pogba është duke munguar.
Por, 26-vjeçari ka leje nga Solskjaeri për të qëndruar në pushime për shkak se kishte bërë tri paraqitja nga 90 minuta për Francën gjatë detyrës me kombëtare në muajin qershor.
Pogba ka startuar më shumë se çdo lojtar tjetër në United sezonin e kaluar duke luajtur në 45 ndeshje për gjithësi pasi fitoi Kampionatin Botëror me Francën në verën e mëparshme./arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...