Paul Pogba nuk e ka nisur mirë aventurën e tij të dytë me Juventusin.
Ylli francez, ka ndjerë një dhimbje në gjurin e tij dhe si pasojë i është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore.
Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Juventus, Pogba ka një problem me meniskusin anësor.
Gjatë ditës së sotme, lojtari pritet të konsultohet me një specialist të ortopedisë, për të sqaruar më mirë situatën.
Pogba kështu nuk do të marrë pjesë në udhëtimin e skuadrës drejt Dallas, ku do të vazhdohet faza përgatitore e ‘Zonjës së Vjetër’. /arbresh.info/
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit