Paul Pogba ka shprehur dëshirën e tij për të ndihmuar Juventusin të fitojë trofe pasi la prapa makthin e tij të lëndimeve.
Pogba doli nga banka rezervë për paraqitjen e tij të parë të sezonit 2023-24 të dielën, pasi Juventusi u ndal në një barazim 1-1 nga Bologna në “Allianz Stadium”, shkruan Arbresh.info.
Francezi tani është i vendosur të kthehet në maksimumin e tij në mënyrë që të mund të ndihmojë gjigantët italianë të fitojnë trofe, pasi humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të lëndimeve.
“Pogba i vërtetë? Mungojnë vetëm minutat e lojës. Jam mirë fizikisht dhe dua të kthehem në krye. Sa kërkon Paul nga Juventusi? Unë jam i uritur , si në fillimet e mia këtu. Unë jam vetëm tridhjetë vjeç. Dua t’u jap këtyre tifozëve trofe dhe dëshirën për të ardhur këtu në stadium.”
Reprezentuesi francez është paraqitur në vetëm 11 ndeshje për bardhezinjtë që kur u bashkua me ta si agjent i lirë në 2022 pasi u largua nga Manchester United.
Një problem serioz në gju e mbajti atë jashtë fushës për një periudhë të gjatë dhe madje e detyroi të futej nën thikë. Ai humbi të gjithë para-sezonin e ekipit në SHBA këtë vit./Arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...