Superylli i Manchester United, Paul Pogba u rikthye në aksion në ndeshjen e “Djajve të Kuq” ndaj Evertonit.
Futbollisti më i shtrenjtë në botë arriti të jetë pjesë e skuadrës së Jose Mourinhos për ndeshjen ndaj klubit të Ronald Koeman, ku superylli Zlatan Ibrahimovic shpëtoi United nga disfata në minutat e fundit duke i siguruar një pikë pas golit nga penaltia, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Pogba është goditur me top në një pjesë mjaftë të ndjeshme të trupit gjatë nxehjeve para fillimit të ndeshjes.
Pasi topi preku atë në pjesën ndërmjet dy këmbëve, Pogba nuk duroi dhimbjen duke u shtrirë në tokë./arbresh.info

Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...