Paul Pogba mund të rikthehet në fushë në mars, pasi pezullimi i tij për doping është ulur nga katër vite në tetëmbëdhjetë muaj, pasi ekspertët kanë mbështetur pretendimet e futbollistit francez për marrje të paqëllimshme të një substance të ndaluar, ka njoftuar Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) të hënën.
Futbollisti i Kombëtares së Francës qe pezulluar përkohësisht në shtator të vitit 2023, pasi kishte rezultuar pozitiv për një substancë të ndaluar. Pogba ka luajtur për herë të fundit për Juventusin në fitoren 2-0 ndaj Empolit më shumë se një vit më parë. Ai ka pasur një periudhë të dytë zhgënjyese me Juventusin për shkak të dëmtimeve, që kur u rikthye në klubin e Torinos pas largimit nga Manchester United si lojtar i lirë në vitin 2022.
CAS e ka reduktuar dënimin javën e kaluar, duke kujtuar se Pogba ka argumentuar se marrja e substancës nuk ishte e qëllimshme.
“Rasti i Pogba u mbështet nga disa ekspertë. Shumica e provave të ofruara nga Pogba nuk u kundërshtuan. Megjithatë, Pogba nuk ishte krejtësisht i pafajshëm dhe se një futbollist profesionist, duhet të kishte treguar më shumë kujdes”, ka theksuar CAS./rtk
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...