Paul Pogba dhe David de Gea munguan në stërvitje të mërkurën para ndeshjes në udhëtim të Manchester United ndaj Partizan Belgrades në Evropa Ligë.
Pogba nuk ka luajtur që nga 30 shtatori për shkak të lëndimit në këmbë, por ka pasur sugjerime se mund të jetë i gatshëm për ndeshjen në Serbi, transmeton portali arbresh.info.
De Gea ishte pjesë e barazimit 1 me 1 në Premierë Ligë të United ndaj Liverpoolit por nuk arriti të shfaqej në stërvitje në Carrington.
Luke Shaw, Nemanja Matic, Diogo Dalot dhe Axel Tuanzebe munguan gjithashtu ndërkohë që lajmi i vetëm i mirë për Ole Gunnar Solskajerin është rikthimi i Jesse Lingard.
United qëndron në vendin e dytë në Grupin L me pikë të ngjashme si Partizani pas fitores ndaj Astanas dhe barazimit ndaj AZ Alkmaar./arbresh.info/
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...