Mauricio Pochettino pret nga Tottenham Hotspuri që të jetë i qetë në afatin e ardhshëm kalimtar në janar.
“Spursët” tashmë kanë pësuar një rënie të dukshme duke fituar vetëm tri nga 11-të ndeshjet deri tani këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Por, Pochettino nuk beson se rezultatet kanë ardhur në mungesë të kualitetit dhe cilësisë në skuadrën e tij.
“Jo, unë nuk besoj. Me të vërtetë”, u ka thënë Pochettino gazetarëve kur është pyetur nëse do të jetë i zënë në merkato qysh në fillim të 2020-ës.
“Besoj në lojtarët që kam, unë besoj në lojtarët që janë këtu sot në Tottenham”
“I respektoj të gjitha mendimet dhe e di se do të ketë njerëz që do të thonë ‘ne kemi nevojë për ndryshime’ apo ‘ne duhet të bëjmë diçka’ por nëse është vendimi i imi, unë do të qëndrojë me lojtarët e mi sepse e di se ata kanë kualitet”
“Vetëm duhet zhbllokuar në disa situata që po shkojnë në mendjet e tyre, por ne kemi kualitet të mrekullueshëm për të luftuar për gjërat që ne presim të luftojmë për to”, shton Pochettino./arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...