Pochettino e do Kanen në Manchester United

12:08 | 12 Shkurt 2022
V. S.

Mauricio Pochettino është i zgjedhuri i Manchester United për t’u ulur në stol për sezonin e ardhshëm.

Tani, djajtë e kuq kanë nisur punën për të kompletuar një skuadër konkurruese për edicionin e ri.

Sipas medaive në Angli, Pochettino ka kërkuar që United të bëjë gjithçka që është e mundur për ta blerë nga Tottenham sulmuesin, Harry Kane.

Ai është prioriteti numër një nëse Pochettino ulet në stolin e United, por s’duhet harruar se sulmuesin e do edhe Pep Guardiola. /express/

Shpërndaje në rrjete sociale