Mauricio Pochettino e ka pranuar se do të dëshironte të kthehej në Ligën Premier.
Trajneri argjentinas ka qenë i papunë që prej nëntorit, kur u shkarkua nga detyra e tij te Tottenham Hotspur.
Është e paqartë ende se ku do të shkojë Pochettino në të ardhmen, por ai me sa duket po pret një mundësi për tu kthyer në Ligën Premier.
“Për të qenë i sinqertë, unë do të doja të punoja në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Pochettino për Sky Sports.
“Do të jetë e vështirë, unë e di, dhe tani për tani është një moment për të pritur dhe ne do të shohim se çfarë ndodh”.
“Është një moment rikuperimi, të mendoni pak për veten tuaj dhe të jeni gati sepse në futboll gjithmonë mund të ndodhë diçka dhe duhet të jeni gati”.
“Jam gati dhe pres një sfidë të re. Kam besim te vetja dhe besim se sfida tjetër do të jetë fantastike”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira