Mauricio Pochettino dhe Chelsea shpresojnë të rikthehen te suksesi sonte në mbrëmje, në sfidën e javës së 19-të, atë përballë Crystal Palace.
Trajneri u shpreh se dëmtimet kanë ndikuar te ecuria e skuadrës, teksa konfirmoi mungesën e Enzo Fernandez.
“Enzo nuk do të jetë me ne në këtë takim, por ne shpresojmë se Moises Caicedo do të jetë në gjendje të luajë. Unë u premtoj të gjithë njerëzve që po punojmë kaq shumë dhe stafi mjekësor po punon vërtet shumë për t’i shmangur sadopak këto probleme. Futbolli i njeh këto situata dhe ne i kemi vuajtur shumë mungesat. Sonte kundër Crystal Palace shpresojmë të rikthehemi te suksesi, grupi është optimist, po ashtu edhe unë” – tha trajneri argjentinas./ss
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi
Tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës në Kosov...
Liverpooli bën një ofertë të majme për të nënshkruar me ylli...
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael