Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl ndihet i befasuar me mungesën e Jamal Musialas në nominimet për Topin e Artë 2024.
Mbrëmë (e mërkurë) u publikua lista me 30 të nominuarit për Topin e Artë 2024, çmim i cili do të dhurohet më 28 tetor në Paris.
Në këtë listë nuk munguan emra yjesh që shihen si favorit për ta fituar si: Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Megjithatë, ylli gjerman i Bayernit, Musiala, nuk u përfshi në listën e 30 lojtarëve të për Topin e Artë duke e lënë të zemëruar drejtorin e Bayernit, Eberl.
“Jemi shumë të befasuar që në këtë listë mungon Jamal Musiala. Është krejtësisht e pakuptueshme”, ka thënë Eberl për DPA.
Musiala ishte brilant për Bayernin sezonin e kaluar duke shënuar 12 gola dhe duke shtuar 8 asistime. Ai gjithashtu shënoi tre gola duke ndihmuar Gjermaninë të arrinte në çerekfinale të Euro 2024.
Megjithatë, gjermani i ri nuk do të ketë shumë ankesa duke marrë parasysh formën e treguar nga sulmuesit e tjerë të zgjedhur përpara tij në listën e ngushtë. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...