Michel Platini pranon se Kupa e Botës 1998 ishte trukuar në mënyrë që Franca dhe Brazili të mos ndesheshin me njëra-tjetrën në asnjë fazë përveç se në finale.
Ish-mesfushori, i cili ka qenë pjesë e komitetit organizator të atij turneu, pranon se ka ndërhyrë në short për të siguruar që vendi i tij të shmangte kampionët në fuqi.
Sipas rregullores së FIFA-s, vendi organizator i Botërorit e ka të sigurt vendin e parë në vazon e parë para hedhjes së shortit të grupeve, ndërsa shtatë kokat e tjera të grupeve zgjidhen automatikisht. Por në një intervistë radiofonike, Platini pranoi: “Kur organizuam kalendarin bëmë një truk të vogël”.
Brazili dhe Franca u vendosën pa short në grupin A dhe C respektivisht, e duke qenë se kalendari deri në finale ishte i organizuar që më parë, përballja ishte shmangur.
“Nëse ne e mbyllnim grupin në vend të parë dhe Brazili gjithashtu, atëherë nuk do të mund të ndesheshim përveç se në finale. Mendoni se të tjerët nuk e bjënë këtë në Botërorët e tyre? Franca kundër Brazilit në finale, ishte ëndrra e të gjithëve”, transmeton “TCH”.
Franca mposhti në finalen e atij viti Brazilin 3-0, me dy gola nga Zinedine Zidane dhe një nga Emmanuel Petit, pasi të dy skuadrat i fituan grupet e tyre. Edhe për finalen pati shumë spekulime, kryesisht për formën e yllit brazilian Ronaldo, që luajti nën nivelin e treguar deri para ndeshjes.
Platini u përjashtua nga FIFA dhe UEFA në vitin 2015 për marrjen e pagesave “të pandershme” në vlerën mbi 1,5 milionë EURO nga Blatter pikërisht kur shihej si pasuesi i zviceranit në postin e presidentit të FIFA-s.
Abdixhiku shprehet i gatshëm për zgjedhje: Kurdo që presiden...
Çmimi “Shaban Jashari” i ndahet mësueses Arta Gashi-Ahmetaj
Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 pr...
Hamza: Po shkojmë në zgjedhje pa arsye – përgjegjësia kryeso...
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...