Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka folur pas shpalljes i pafajshëm nga akuzat për mashtrim, duke theksuar se ndonëse u lirua, armiqtë e tij dolën fitimtarë.
Në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, dhënë ish-kampionit Marco Tardelli, Platini ka thënë se i duket vetja i vjetër për role të reja.
“Dola i pastër, por armiqtë e mi prapë fituan. Ata më vodhën dhjetë vjet. Tani jam shumë i vjetër për role të reja”, është shprehur ish-futbollisti i njohur i viteve të tetëdhjeta.
Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ishin në qendër të një procesi gjyqësor i cili kishte bërë shumë bujë, por që në fund drejtësia i kishte shpallur të pafajshëm.
Kur u pyet për futbollin e sotëm, legjenda franceze tha se gjithmonë ka qenë i përqendruar te loja dhe jo te aspektet jashtë saj. “Gjithmonë e kam parë lojtarin dhe lojën, kurrë nuk kam qenë i interesuar për asgjë tjetër. Por ligji Bosman vrau filozofinë e futbollit. Sot, për të fituar duhet të kesh para. Mjafton të shikosh sesi kanë ndryshuar historitë e City dhe PSG”, ka theksuar Platini.
Ai ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke treguar se nuk ka ndonjë ambicie të re:
“Nuk e shoh, nuk e kam parë kurrë të ardhmen. As si futbollist. Gjithmonë e kam pranuar fatin”, ka thënë Platini.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...