Disa medie maqedonase, serbe dhe ruse kanë nisur fushatë të egër propaganduese kundër Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Krejt kjo propagandë po bëhet nga “frika” për të zhvilluar ndeshjen me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve, merr vesh arbresh.info nga burime brenda vetë Federatës së Maqedonisë.
“Qëllimi i tyre është të bëjnë presion në UEFA, që loja Kosovë-Maqedoni të mos zhvillohet, por Maqedonia të kualifikohet direkt në finale, kinse për shkak të zhvillimeve të fundit në FFK. Ndonëse këto zhvillime janë të brendshme dhe nuk kanë lidhje me lojën”, thotë ky burim për arbresh.info.
Kosova do ta luajë në marsin e vitit 2020 ndeshjen gjysmëfinale të play-off të Ligës D të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë.
Vecer.mk, portal maqedon shkruan sot se “Kosova është e kërcënuar me një pezullim nga një deri në pesë vjet”.
Edhe mediumi njohur serb shkruan se “ E ashtuquajtura Federata e Futbollit të Kosovës kërcënon pezullimin”.
Titull të njëjtë mbanë edhe lajmi në mediumin rus Sputnik./arbresh.info/

21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...