Në këtë fazë vazhdon të jetë ende e pa qartë nëse Barcelona do të kërkoj pasardhësin e Andres Iniestas, por Lionel Messi raportohet se ka një shënjestër specifike në mendjen e tij.
Siç thonë raportet e fundit, Iniesta ka zbuluar se do të vendos për të ardhmen e tij para përfundimit të muajit të ardhshëm dhe vazhdimi në Camp Nou ose transferimi luksoz në Kinë janë dy opsionet që qëndrojnë në tavolinë, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse është thënë që transferimi i Philippe Coutinhos është bërë në mënyrë për të mbushur hapësirën e tij kur të largohet, spekulimet përmendin një tjetër arritje të mundshme në klub.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, Messi dëshiron që Isco të jetë zëvendësuesi i tij, por kjo ka gjasa të vogla që të ndodhë duke marrë parasysh rivalitetin e madh ndërmjet klubeve ndër vite.
Por, Messi dëshiron që gjiganti katalunas të bëjë lëvizjen e duhur në momentin që lojtari të largohet nga Bernabeu për transferim te ndonjë klub tjetër.

Edhe pse duket si një plan mjaftë i guximshëm nga Messi, Isco do të shkëlqente në Barcelonë duke marrë parasysh aftësitë e tij teknike dhe ato për t’iu përshtatur stilit të lojës në Camp Nou.
Gazeta e lartpërmendur përmend 2019-ën si vitin kur Barcelona do të reagoj, por në rast se Zinedine Zidane nuk i dhuron një rol startues në Madrid, largimi mund të jetë hapi i parë nga Isco./arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...