Barcelona është duke shpresuar të mposhtë Manchester Cityn dhe Tottenhamin në garën për të nënshkruar me Iscon duke i ofruar tij një shumë prej 17.3 milionë funta bonus nëse pranon të transferohet falas gjatë verës së vitit 2018.
Mesfushori i Real Madridit është në 18 muajt e fundit të kontratës së tij me kampionin evropian dhe ende nuk ka vendosur lapsin marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.
Kjo do të thotë që Real Madridi mund të detyrohet të shes 24-vjeçarin gjatë kësaj vere derisa Manchester City dhe “Spursët” vazhdojnë të qëndrojnë pas shërbimeve të tij.
Por, Barcelona vazhdon të krijojë plane dhe sipas mediave spanjolle, gjiganti katalunas ka ndërmend t’i ofrojë 17.3 milionë funta bonus Iscos nëse ai vendos t’i bashkohet atyre falas gjatë muajit korrik të vitit 2018.
Klubi katalunas është në dijeni që Real Madridi nuk do të shes kurrë tek ata njërin nga yjet e tij në rritje, prandaj ata shpresojnë të rrëmbejnë atë falas kur kontrata e tij të skadojë vitin e ardhshëm.
Kjo do i kërkonte Iscos të pres edhe një vit në ‘Bernabeu’ për të siguruar shifrën e bonuseve të premtuar nga Barça./arbresh.info
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje