Mesfushori i Barcelonës dhe Besiktas, Miralem Pjanic, ka zbuluar se palët kanë pasur kontakte për një rikthim në Juventus verën e kaluar, por asgjë nuk u materializua.
Pjanic ishte shumë i lidhur me një rikthim te Bianconerët në verë, por Zonja e VJetër nënshkroi me Manuel Locatellin nga Sassuolo dhe rikimi i boshnjakut te Juve nuk u realizua.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ai tha: “Kishte dy kontakte atëherë nuk përcaktuam asgjë dhe nuk ishte për shkak të një çështjeje ekonomike. Për mua ishte çështje parash, edhe tani do të doja të isha i rëndësishëm në një projekt dhe të fitoja Scudetton. Jam i uritur, me përvojë, gati 700 ndeshje: Mendoj se mund të aspiroj të kem objektiva të larta, apo jo?”.
Mesfushori foli edhe për dëshirën për të luajtur edhe një herë në Itali dhe tha: “Më mungon, sinqerisht. Do të kthehesha patjetër. Për ta kuptuar, eliminimin e Italisë nga Botërori më goditi, sikur të isha edhe unë italian”.
Pjanic iu bashkua Barcelonës në një marrëveshje shumë të diskutueshëm shkëmbimi që përfshinë atë dhe Arthurin dhe ai u huazuar në Turqi verën e kaluar./Arbresh.info
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...