Miralem Pjanic thotë se nuk është i befasuar se si Blaise Matuidi ka zënë vend në Juventus, por ka shpjeguar gjithashtu se ata kanë nevojë për cilësitë e Paulo Dybalas.
Matuidi tashmë ka bërë paraqitjen e tij të 29-të te Juventusi në sezonin e tij të parë në klub, ndërkohë që Dybala sapo është rikthyer nga lëndimi në kofshë, i cili e la atë jashtë fushës muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“A të ka befasuar Matuidi? Jo, e kam njohur Blaisen edhe më parë”, ka thënë fillimisht mesfushori për ‘Premium Sport’.

“Ai është një lojtar agresiv, i cili na dhuron neve shumë fizikalitet. Ai më ka ndihmuar shumë, ai është i integruar mirë në grup dhe menjëherë është bërë një lojtar i rëndësishëm”
“Rikthimi i Dyblas? Sigurisht rikthimi i tij do të jetë diçka mjaftë e shquar për ne. Ne shpresojmë që ai do të jetë në dispozicion për të gjithë sezonin. Ne kemi nevojë për cilësitë e tij”
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...