Lojtari i njohur argjentinas Cesar Delgado, beson se mesfushori i Juventus-it, Miralem Pjanic do ishte i duhuri për Barcelonën.
Boshnjaku është i lidhur me klubin katalunas gjatë verës, por marrëveshja ende nuk është arritur, transmeton portali arbresh.info.
Ish bashkëlojtari i Pjanic, Delgado beson se ky transferim është i duhuri sepse 30-vjeçari është lojtari i duhur që mund të luaj pranë Messi-t.

“Erdhi te Lyon në moshë të re dhe u adaptua shumë shpejtë. Menjëherë e shihnim si zëvendësuesi i Juninho-s”.
“Do ishte i mirë për Barcelonën dhe Messi-n. Nuk është lojtar defansiv, por mund të pasojë dhe të ndalojë topin”, theksoi ai.
Pjanic gjithashtu kërkohet edhe nga shumë skuadra të mëdha, si Manchester United dhe PSG./arbresh.info.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku