Pique: Ramos duhej të ndëshkohej me karton të kuq në El Clasico

22:37 | 7 Shkurt 2019
Arbresh Info

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë që homologu te Real Madridi, Sergio Ramos, duhej të ndëshkohej me karton të kuq mbrëmjen e kaluar në El Clasico.


Barcelona vs Real Madrid

Dy klubet më të mëdha në futbollin spanjoll sfiduan rivalitetin e tyre në takimin e parë të gjysmëfinales në Kupë të Mbretit në Camp Nou mbrëmjen e kaluar.

Kjo ishte e para për shkak se tri takime mes tyre do të zhvillohen brenda vetëm 25 ditëve, transmeton portali arbresh.info.

Pas ndeshjes së dytë mes tyre në kuadër të Kupës së Mbretit më 27 shkurt, Barcelona më pas do të shkojë sërish në Bernabeu për takimin më 2 mars në kuadër të La Ligas.


Malcom anulon golin nga Vazquez

Ndeshja mbrëmjen e kaluar në Kataloni përfundoi me rezultat 1 me 1.

Vizitorët e nisën mjaftë mirë për shkak se ata siguruan një epërsi të merituar pas vetëm 6 minutave lojë dhe Lucas Vazquez gjeti portën.

https://twitter.com/ElevenSports_UK/status/1093241019993391115

Por, Barcelona arriti të përgjigjet gjatë pjesës së dytë me anë të sulmuesit brazilian Malcom, i cili shkëlqeu në një paraqitje të rrallë si startuar te kampioni në La Liga, duke barazuar shifrat në Camp Nou pas gati një ore lojë, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/ElevenSports_UK/status/1093258110008000516

Dy skuadrat kishin shanse mjaftë të mira edhe në vazhdim, por finalisti do të vendoset në Camp Nou pas tri javëve.


“Ishte karton i kuq”

Duke folur para gazetarëve pas ndeshjes, mbrojtësi i Barcelonës – Gerard Pique është pyetur në lidhje me homologun e tij te Real Madrid – mbrojtësin Sergio Ramos dhe Pique ka thënë se duhej të largohej nga fusha mbrëmjen e kaluar për atë që bëri në fillim të ndeshjes.

“Ai [gjyqtari Mateo Lahoz] mori një vendim të çuditshëm. Ne duhej të luanim dhe të adaptohemi. Në përgjithësi, ne kishim një ndeshje të mirë”

“[Megjithatë] Ishte një karton i kuq për Sergion, por çfarë mund të bëjmë ne?”

Ramos ishte ndëshkuar në minutën e 10′ të ndeshjes para se të kishte një tjetër ndërhyrje të ashpër ndaj Arthurit dhe Suarezit derisa përpiqej për t’i shmangur kartonit të dytë të verdhë./arbresh.info/