Gerard Pique ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për punën e palodhur që sa vite vetëm për të qëndruar në maje të futbollit evropian.
Mbrojtësi i Barcelonës e vlerëson edhe për faktin se siç ka thënë ai, në kohën kur më i miri i gjitha kohëve luante futboll, Lionel Messi – ai arriti të fitojë pesë Topa të Artë.
“Cristiano Ronaldo? Një person me një ambicie shumë të mëdha, një punëtor i palodhur. Një fitues, ai garon në çdo gjë dhe ka gjendje fizike brutale për të luajtur ende futboll. Vlera më e madhe e Cristiano është se edhe në një kohë kur Leo ka qenë më i miri, ai ka qenë në gjendje të fitojë pesë Topa të Artë. Është një arritje shumë e madhe, një punë e madhe për të konkurruar me Leo, i cili është më i miri që kam parë”. /Gazeta Express/
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...