Gerard Pique është në radarin e klubeve të mëdha të kampionatit italian, Serie A, Juventusit dhe Interit.
Marrëveshja e mbrojtësit të Barcelonës Piques është valide deri në vitin 2019, edhe pse ka një ndjenjë brenda Barcelonës se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me klubin katalunas.
Mbrojtësi spanjoll tashmë ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar me Spanjën pas kampanjës së Kupës Botërore.
Dhe ai gjithashtu mund të vendos për qëndrimin ose jo të tij me Barcelonën, me ardhjen e interesit të fortë italian.
Sipas mediave spanjolle dhe italiane, Juventusi dhe Interi po e shikojnë situatën e Pique këtë sezon.
Në rast se Pique vendos të largohet nga Camp Nou atëherë dy gjigantët italianë do të provojnë transferimin e tij duke dërguar oferta në drejtim të Barçës.
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...