Një incident është raportuar pas ndeshjes mes FC Andorra dhe Albacete, ku në qendër të vëmendjes është ish-futbollisti spanjoll Gerard Piqué.
Sipas raportit zyrtar të gjyqtarit të takimit, Piqué dyshohet se e ka ndjekur arbitrin në tunelin e stadiumit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, duke përdorur gjuhë kërcënuese dhe ofenduese.
Në raport thuhet se ai i është drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Në një vend tjetër do të të rrihja keq, por këtu në Andorra jemi një vend i civilizuar.”
Rasti tashmë është duke u shqyrtuar nga organet disiplinore përkatëse dhe, në rast se akuzat konfirmohen, Piqué mund të përballet me një pezullim deri në dy vite nga aktiviteti futbollistik.
Po ashtu, FC Andorra rrezikon sanksione të mundshme sportive, përfshirë edhe zbritje pikësh, në varësi të vendimit përfundimtar të autoriteteve.
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...