Pioli: Shpresoj që Leao të rikthehet sa më shpejtë, pres të jetë bindës këtë sezon

22:10 | 23 Shtator 2020

Trajneri i AC Milan-it, Stefano Pioli shpreson që sulmuesi Rafael Leao, të rikthehet sa më parë të jetë e mundur, kurse pret që portugezi të jetë bindës këtë edicion.

Leao kishte rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit, andaj humbi tërë stërvitjet parasezonale, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, Pioli është mjaftë optimist për 21-vjeçarin duke besuar që do rikthehet sa më parë.

“Shpresoj që Leao të rikthehet sa më shpejtë të jetë e mundur. Por, është e vështirë të parashikosh”.

“Është i ri, andaj ndoshta mund të shërohet shpejtë”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Pioli bëri të qartë se pret nga Leao të shkëlqejë këtë edicion.

“Ai duhet t’i zbulojë kualitetet në fushë, ka kualitete të mira. Ai duhet të luaj me skuadrën dhe të bëjë ndryshimin, mund ta bëj”.

“Vitin e kaluar ishte sezoni i parë nga një ligë tjetër. Pres të jetë bindës këtë edicion”, përfundoi ai.

Nesër AC Milan-i do përballet në Evropa Ligë, në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara