Trajneri i AC Milan-it, Stefano Piolo beson se skuadra e tij mund të mposhtë të gjithë kundërshtarët në Seria A.
Pioli zëvendësojë Marco Giampaolo në tetor vitin e kaluar dhe është duke ‘luftuar’ për pjesëmarrjen në Evropë, transmeton portali arbresh.info.
“Rosonerët” impresionuan duke e mposhtur Romën, kurse nesër do përballen me Spal.
Pioli ka thënë se nuk janë të kënaqur me pozitën momentale në tabelë, ndërsa beson se mund të mposhtin të gjithë kundërshtarët.

“Duhet kohë për përmirësime, duhet punë dhe sakrificë për të sjellë idetë. Kemi edhe 30 pikë të mbetura”.
“Duhet të jemi të fokusuar. Zëvendësimet janë të rëndësishme dhe fakti se janë pesë, na jep më shumë zgjedhje”.
“Nuk jam i lumtur me pozitën në tabelë, mund të mposhtim të gjithë”, deklaroi ai.
Ndërsa, Pioli gjithashtu ka zbuluar se Ibrahimovic mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

“Ibrahimovic është duke ia dal mirë, është luan. Dje u stërvit mirë. Nëse vazhdon kështu, atëherë mund ta marr në ekip për ndeshjen ndaj Ferrara”, theksoi tutje ai.
Milan momentalisht renditët në pozitën e shtatë në tabelë me 42 pikë, tri me pak se Napoli që e mban pozitën e gjashtë./arbresh.info.
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Duhet konsensus politik për...
Marrja e dialogut nën udhëheqjen e MPJD-së shihet si “moment...